Aplikacion
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 17-vjeçare është dërguar në spital e qëlluar me plumb në kokë.
Adoleshenjta raportohet se është dërguar nga familjarët e saj dhe në momentin e mbërritjes në spital ka qenë koshiente.
Sipas policisë, gjendja e 17-vjeçares është e rëndë, ndërsa dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi”.
“Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi”.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, informoi policia.

