Aplikacion
14-vjeçari kishte mbërritur te shkolla “Fan Noli” pasi ishte njoftuar nga shoku i tij për zënkën që kishte me bashkëmoshatarin.
Gjatë konfliktit që përfundoi në vrasjen e Martin Canit, edhe 14-vjeçari mbeti i plagosur.
Që prej ditës së djeshme, ai ndodhet i shtruar në katin e tretë në spitalin e Traumës.
Sipas mjekëve, ai ka marrë një plagë të thellë në gjoks, ka dëmtime të shpretkës si dhe disa plagë të sipërfaqësore.
Për momentin, gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar, ndërkohë që po mbahet nën monitorimin e mjekëve.