zoom

Bota

Pas SHBA/ Edhe Britania e Madhe pritet t’i japë “OK” Ukrainës për armët e gjata

Britania e Madhe pritet t’i japë Ukrainës raketa Storm Shadow për të goditur brenda Rusisë.

Lëvizja vjen pas marrëveshjes së presidentit amerikan Joe Biden për të furnizuar armë të ngjashme amerikane me rreze të gjatë Atacms, Kievin i cili do t’i përdorë ato amrë për të goditur thellë brenda territorit rus.

Kryeministri Keir Starmer, tha në samitin e G20 se Mbretëria e Bashkuar e pranoi se duhej të “dyfishonte” mbështetjen e saj për Ukrainën, ndërsa burimet diplomatike informuan se prisnin që vendet e tjera evropiane të ndiqnin shembullin e SHBA.

Megjithatë, Starmer nuk dha detaje të mëtejshme.

Rusia, akuzoi perëndimin për përshkallëzim dhe tha se Biden rrezikonte t’i shtonte “benzinë zjarrit” në Ukrainë, dhe ndërsa Donald Trump qëndroi i heshtur për këtë çështje, djali i tij Don Jr akuzoi kompleksin industrial ushtarak se dëshiron të marrë “luftë botërore”.

Postime të lidhura