zoom

Aktualitet

Kryemadhi akuzon prokurorët e SPAK: Po bëjnë falsifikime, do i sqaroj nesër

Pasi Apeli i Gjykatës së Posaçme rrëzoi kërkesën e saj dhe të ish-presidentit Ilir Meta për të hequr masat e sigurisë ndaj tyre, deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi e akuzoi SPAK se është i kontrolluar nga kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së mbajti për gazetarët pas përfundimit të seancës gjyqësore, Kryemadhi pretendoi se prokurorët e SPAK po falsifikojnë dokumente për të provuar se ajo dhe Meta kanë fshehur pasurinë.

Ajo shtoi se për të mbështetur këtë akuzë do të paraqesë nesër disa dokumente.

Po ashtu, Monika Kryemadhi sqaroi marrëdhënien e saj me Ilir Metën, duke deklaruar se nuk ka kërkuar takim me atë dhe se nuk më kthim mes tyre.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

Dua të theksoj që sigurisht metodologjia, profesionalizimi i prokurorëve të SPAK, ishte në nivelin e një studenti të vitit të parë të Juridikut. Në dokumenta rezultojnë falsifikime me keqdashje nga prokurorët, analiza e pa bërë nga SPAK rezulton të falsifikojë me keqdashje deklaratat tona të pasurisë, të cilat unë do ua sqaroj nesër.

Edhe letërporositë e ardhura nga SHBA, del të ketë një deklaratë të rreme, të cilat shtetii i Virginias i dënon me 5 vite burg. Më pas kaluan në artikutj e gazetave. Kjo tregoi që nga emërimi i një prokurori të ri në SPAK, në portin e Durrësit nuk është ndaluar asnjë kilogram kokainë. Porti i Durrësit sot është një nga portat hyrëse të drogës, dhe sot drejton Policinë e Shtetit, Ministrinë e Brendshme dhe SPAK-un.

Meta në letrat që ia paraqita gjyqtares i bie automatikisht çështja e deklarimit të pasurisë. Aty ku thuhet që Meta ka bërë një operacion në Vienë, prokuroria ka quajtur shkelje ligji diferencën që nuk është deklaruar, që ishte brenda ligjit. SPAK ka gënjyer për pagesat. Mirza Alibeaj ka paguar për veten e saj, jo për Metën. Këto janë dy faktet që akuzohet, gjithë të tjerat për deklarimin e pasurisë kanë të bëjnë me mua. Çështja e deklarimit të pasurisë është 0, ka rënë. Në letërporosi që ka ardhur nga Çekia nuk ka fjetur me Kastriot Ismailajn. Gjithë mediat e thonë. Në fashikujt e prokurorisë dalin këto tituj që kanë fjetur bashkë.

Postime të lidhura