zoom

Slider

Twitter ndryshon logon. Elon Musk drejt “aplikacionit për gjithçka”

Twitter ndryshon logon. Elon Musk drejt “aplikacionit për gjithçka”

Twitter ndryshoi logon këtë të hënë, 24 korrik 2023. Elon Musk ka zgjedhur “X”, një logo të cilën ai e ka pjesë në bizneset e tjera të tij, si “Space X”.

Drejtoresha ekzekutive e Twitter, Linda Yaccarino ishte e para që e konfirmoi logon e re duke e postuar atë në rrjetin social.
“X-i është këtu! Le ta bëjmë këtë gjë” – shkruajti ajo në Twitter.

Elon Musk u kishte kërkuar 149 milionë ndjekësve të tij në Twitter që të jepnin ide për logon e re.

Por mesa duket ai e kishte një ide të qartë në kokë. Ai ka kohë që mendon se “X” mund të jetë një “aplikacion për gjithçka”, siç e pati deklaruar përpara se ta blinte Twitter-in. Ai pati thënë se kjo platformë do të ishte si “përshpejtim për të krijuar X-in, aplikacionin për gjithçka.”

Koncepti i X-it është modeluar në WeChat, një aplikacion kinez që i lejon përdoruesit për të performuar funksione të ndryshme nga mesazhet e deri te porositja e një taksiee apo te pagesat e faturave të ndryshme.

“Ju praktikisht jetoni në WeChat në Kinë. Nëse mund ta rikrijojmë atë gjë me Twitterin, do të ishte sukses i madh” – raportohet t’u ketë thënë Musk punonjësve të tij në muajin qershor.

Drejtoresha ekzekutive Yaccarino i dha disa detaje se si pret që X-i të funksionojë përmes një postimi në Twitter, duke thënë që biznesi do të ishte i mundësuar nga inteligjenca artificiale dhe se do të isthe i përqendruar në “audio, video, mesazhe, pagesa bankare”. /Zoom.al