Aplikacion
Së fundmi është zbuluar së ajo po përjeton një romancë dashurie, dhe jo me Cozman siç u aludua.
Sipas ‘Prive’ djali i cili i ka rrëmbyer zemrën Sejdiut është më i ri në moshë dhe është nga Shqipëria. Por, detaje të tjera për të dashurin misterioz të këngëtares akoma nuk dihen.
Thuhet se çifti po përjetojnë një periudhë të bukur bashkë dhe janë shumë të lumtur krahë njëri-tjetrit.
Tuna është parë gjatë kësaj vere në koncertet e saj me Cozman, ish-parnterin me të cilin i dha fund lidhjes disa vite më parë.
U fol se mund të kishte një ribashkim mes tyre. Dyshja shpesh herë shihej në koncerte me kërcime hot pranë njëri-tjetrit por mesa duket qënkemi gabuar. Marrëdhënia e tyre nuk qenka më shumë sesa miqësi.
Mos harrojmë që para lidhjes me Cozman, këngëtarja ka qenë e martuar me Patris Berisha, martesë disavjeçare e cila mori fund pasi ish-çifti solli në jetë dy fëmjë.