zoom

Lajme

Aksidentohet këngëtarja Tuna Sejdiu

Aksidentohet këngëtarja Tuna Sejdiu

Këngëtarja Tuna Sejdiu është përfshirë së fundmi në një aksident rrugor.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se nuk ka qenë këngëtarja shkaktare e aksidentit. Nga kjo ngjarje nuk raportohet për asnjë lëndim apo problem shëndetësor për Tunën.

Ajo ka shpëtuar pa pasoja fizike, ndërsa aksidenti ka rezultuar vetëm në dëme materiale në automjetin e saj.

Deri më tani, vetë këngëtarja nuk ka reaguar publikisht lidhur me këtë incident, ndërsa pritet që në vijim të ketë një qëndrim apo sqarim nga ana e saj./ Zoom.al

Postime të lidhura