zoom

Aktualitet

“Trupi i tij, i copëtuar në 6 pjesë”! Ervis Martinaj është vrarë?

“Është parë i ndarë në gjashtë pjesë trupi i Ervis Martinajt, pas zhdukjes së tij të mistershme të denoncuar prej familjarëve në Polici, më 11 gusht 2022 – një muaj pas atentatit të ndodhur në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku të vdekur mbetën tre persona, mes të cilëve Brilant Martinaj, familjar i afërt i Ervisit”, raportohet nga media Albanian Post.

Sipas burimeve konfidenciale pranë hetuesisë, thuhet se trupi i Martinajt është parë së bashku me atë të një miku të tij, i copëtuar në gjashtë pjesë.

Në detaje paraprake, mendohet se ai është nxjerrë nga një person i afërt nga banesa (fortesa) e tij, i cili e ka çuar drejt grupeve rivale, siç mëson Albanian Post. Ajo banesë në Fushë-Kuqe, njihej edhe si vendi më i sigurt ku Martinaj strehohej dhe të afërmit, shpesh, e kanë quajtur edhe kështjella e familjes Martinaj.

Pikërisht prej dorës së tyre, mund të ketë ardhur edhe vrasja e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj.

Ndërkaq, detaje të tjera më specifike rreth ngjarjes, pritet të zbardhen nga organet hetimore, për çështjen./Albanian Post