zoom

Aktualitet

“Kini kujdes se do të ketë kontrolle”, mesazhi misterioz që u erdhi familjarëve të Ervis Martinajt

“Kujdes se do të ketë kontrolle”. Ky është mesazhi i fundit që familjarët e Ervis Martinajt kanë thënë në polici se kanë marrë nga njerëzit që i rrinë shumë afër të shumëkërkuarit.
Sipas mediave, familjarët kanë thënë në denoncimin që kanë bërë në polici se janë të shqetësuar për fatin e tij. Faik Martinaj, babai i Brilant Martinajt, i vrarë në masakrën e Fushë-Krujës ka depozituar një kallëzim penal ku pretendon se ka humbur kontaktet me nipin e tij.
Xhaxhai ka deklaruar se ka pasur kontakte me njerëz të tjerë që komunikonim me nipin. Dy ditë më parë, një shok i Ervis Martinaj ka shkuar në shtëpinë e tij dhe i ka thënë se ka humbur kontaktet me të.Familjarët dyshojnë se atij mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe, për faktin se ka armiq të shumtë dhe se është në kërkim ndërkombëtar. Informacioni nga policia është i ngurtë dhe nuk përjashtohet dhe mundësia e një inskenimi./ Zoom.al