Aplikacion
Policia Shqiptare dhe Shërbimi Informativ janë përfshirë në një hetim të përbashkët për gjetjen e Ervis Martinaj, për të cilin një javë më parë xhaxhai i tij e denoncoi si person që ka humbur kontaktet me familjarët. Hetimet po përqendrohen brenda kufijve të vendit ku dyshohet se Martinaj fshihet prej disa muaj që nga operacioni “Plumbi i Artë” .
Në qytetin e Shkodrës, Laçit, Vlorës, Durrësit e Tiranës janë kryer mbi dhjetëra kontrolle por në bazat e dyshimta nuk është gjetur asnjë gjurmë e Martinajt e as e ndonjë pjesëtari të grupit të tij
Përmes qelizave telefonike po tentohet gjetja e vendo dhjes së fundit të këtij personazhi shumë të njohur. Por deri në këtë fazë, policia dhe shërbimet informative duhet të gjejnë numra telefoni të përdorur nga Martinaj.Të gjitha informacionet që po mblidhen në terren po shkëmbehen edhe me SPAK që disa muaj më parë nxori urdhër arresti për këtë person
Ndër pistat e hetimit është ajo e rrëmbimit të personit nga grupet rivale kriminale të Ervis Martinaj i njohur edhe si biznesmeni i lojërave të fatit.