zoom

Aktualitet

Trump: Shqipëria dhe Kosova do të angazhohen me trupa ushtarake në Gaza

Trump: Shqipëria dhe Kosova do të angazhohen me trupa ushtarake në Gaza

Në Uashington është zhvilluar mbledhja e parë e Bordit të Paqes, një iniciativë ndërkombëtare e krijuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për menaxhimin e krizave dhe stabilizimin e zonave të konfliktit.

Në këtë takim marrin pjesë edhe Shqipëria dhe Kosova, përkrah Shteteve të Bashkuara dhe dhjetëra vendeve të tjera.

Gjatë fjalës së tij, Trump deklaroi se, ashtu si disa shtete partnere, edhe Shqipëria dhe Kosova do të angazhohen me trupa në terren në Gaza, në kuadër të forcës ndërkombëtare të stabilizimit që po ndërtohet nga Bordi i Paqes.

Sipas Trump, angazhimi i vendeve anëtare synon të mbështesë procesin e rindërtimit dhe sigurisë në Gaza, pas një periudhe të gjatë konfliktesh. Ai theksoi se ky bashkëpunim ndërkombëtar është thelbësor për garantimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon.

“Dua të falënderoj Indonezinë. Një vend i mrekullueshëm. Maroku do të angazhohet. Shqipëria dhe Kosova do të kenë gjithashtu trupa në terren”, deklaroi Trump.

Deri më tani nuk janë bërë publike detaje mbi numrin e trupave apo afatet e dislokimit, ndërsa pritet që vendimet konkrete të merren në fazat e ardhshme të punës së Bordit të Paqes./ Zoom.al

Postime të lidhura