zoom

Kosova

Bordi i Paqes/ Trump mesazh për Kosovën dhe Serbinë

Bordi i Paqes/ Trump mesazh për Kosovën dhe Serbinë

Në fjalën e tij hapëse në takimin e parë në Uashington, Donald Trump e cilësoi Bordin e Paqes si “një nga nismat më të rëndësishme të krijuara ndonjëherë”, duke theksuar se “nuk ka asgjë më të kushtueshme se paqja”.

Sipas presidentit amerikan, përmes kësaj nisme janë mbyllur konflikte që kishin zgjatur deri në 30 apo 32 vite, ndërsa shtoi se ende ka shumë punë për t’u bërë. Trump përgëzoi liderët pjesëmarrës dhe vlerësoi veçanërisht rolin e Kosovës dhe Serbisë, duke ofruar ndërmjetësim personal nëse do të ketë tensione të reja mes tyre.

Presidentes Vjosa Osmani iu drejtua me fjalët:

“Çfarë pune që keni bërë! Shumë mirë. Po shkoni shumë mirë me njëri-tjetrin dhe kur të mos shkoni mirë me njëri-tjetrin më merrni në telefon dhe e zgjidhim këtë punë.” 

Një nga pikat kryesore të axhendës lidhet me rindërtimin e Gazës. Shtetet pjesëmarrëse kanë premtuar rreth 5 miliardë dollarë për fazën fillestare, ndërsa vlerësimet ndërkombëtare flasin për një kosto totale prej rreth 70 miliardë dollarësh. Trump bëri të ditur se Shqipëria, në këtë fazë, nuk ka detyrime financiare, ndërsa shifrat e sakta të kontributeve do të shpallen prej tij./ Zoom.al

Postime të lidhura