zoom

Bota

Trump reagon për liderin e ri të Iranit: Nuk jam i kënaqur

Trump reagon për liderin e ri të Iranit: Nuk jam i kënaqur

Presidenti amerikan Donald Trump nuk duket i kënaqur me emërimin e Mojtaba Khameneit në postin e udhëheqësit suprem të Iranit.

Sipas një raportimi të Fox News, prezantuesi Brian Kilmeade tha gjatë një emisioni televiziv se kishte zhvilluar një bisedë me Trump menjëherë pas njoftimit për liderin e ri iranian. Sipas tij, presidenti amerikan ishte shprehur shkurt duke thënë se “nuk ishte shumë i kënaqur” me këtë zhvillim politik në Iran.

Megjithatë, deri më tani Trump nuk ka bërë një deklaratë zyrtare publike për këtë çështje dhe nuk janë dhënë më shumë detaje rreth qëndrimit të tij.

Nga ana tjetër, Trump ka deklaruar se vendimi për t’i dhënë fund konfliktit do të “ndahet” mes dy liderëve, duke nënvizuar bashkëpunimin e ngushtë mes SHBA-së dhe Izraelit gjatë operacioneve kundër Iranit.

Mojtaba Khamenei u zgjodh në krye të Republikës Islamike nga Asambleja e Ekspertëve, organi që ka kompetencën për të përcaktuar liderin suprem të vendit. Ai pason të atin, Ali Khamenei, i cili humbi jetën në orët e para të konfliktit të fundit në rajon.

Megjithatë, disa analistë politikë vlerësojnë se lideri i ri mund të përballet me sfida të mëdha për të konsoliduar pushtetin, pasi babai i tij kishte ndërtuar një ndikim të fortë gjatë më shumë se katër dekadave në krye të Iranit./ Zoom.al

Postime të lidhura