zoom

Bota

Trump: Me Iranin vetëm dorëzim i pakushtëzuar, asnjë marrëveshje tjetër

Trump: Me Iranin vetëm dorëzim i pakushtëzuar, asnjë marrëveshje tjetër

Donald Trump, ka deklaruar në rrjetin social “Truth Social”se SHBA nuk do të pranojë asnjë marrëveshje me Iranin përveç një dorëzimi të pakushtëzuar nga autoritetet iraniane.

Trump shtoi se pas këtij hapi, Shtetet e Bashkuara do të përfshihen në zgjedhjen e një udhëheqësi të ri, të cilin ai e përshkruan si “të madh dhe të pranueshëm” për komunitetin ndërkombëtar.

Ai gjithashtu theksoi se SHBA, së bashku me aleatët dhe partnerët e tyre, do të punojnë “pa pushim” për të nxjerrë Iranin nga kriza dhe për ta bërë atë “më të fuqishëm dhe ekonomikisht më të fortë se kurrë më parë”.

Trump përfundoi mesazhin me thirrjen: “Irani do të ketë një të ardhme të madhe. Ta bëjmë Iranin sërish të madh!”/ Zoom.al

Postime të lidhura