Aplikacion
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një paralajmërim të fortë ndaj Omanit lidhur me situatën në Ngushticën e Hormuzit, duke deklaruar se Uashingtoni nuk do të lejojë kontrollin e kësaj zone strategjike nga asnjë shtet tjetër.
Gjatë një mbledhjeje në Shtëpinë e Bardhë, Trump u shpreh se nëse Omani nuk do të veprojë sipas interesave të aleatëve perëndimorë, SHBA mund të ndërmarrë veprime ushtarake.
“Ose do të sillet si të gjithë të tjerët, ose do të na duhet ta godasim”, deklaroi presidenti amerikan, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi paralajmërimin e tij.
Deklarata shkaktoi reagim të menjëhershëm nga Irani. Ministria e Jashtme iraniane e konsideroi gjuhën e përdorur nga Trump si të papranueshme dhe të rrezikshme për stabilitetin rajonal.
Zëdhënësi i diplomacisë iraniane, Esmail Baghaei, tha se kërcënimet ndaj Omanit përbëjnë shkelje të normave ndërkombëtare dhe nxisin tensione të panevojshme në rajon.
Sipas tij, Omani ka luajtur prej vitesh rol të rëndësishëm ndërmjetësues në konfliktet e Lindjes së Mesme dhe ka kontribuar në ruajtjen e dialogut mes palëve.
Përplasja diplomatike vjen pas raportimeve për kontakte mes Teheranit dhe Muskatit mbi mundësinë e vendosjes së tarifave për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit, korridorin detar nga ku kalon një pjesë e madhe e eksporteve botërore të naftës.
Trump deklaroi gjithashtu se kjo rrugë ujore duhet të mbetet e lirë për të gjithë dhe se SHBA do të vazhdojë ta mbikëqyrë situatën në rajon./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit