Aplikacion
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka deklaruar se gjatë kësaj të premteje pritet të merret vendimi përfundimtar lidhur me marrëveshjen që po negociohet me Iran, në një moment kur tensionet mes dy vendeve mbeten të larta.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Trump bëri të ditur se do të zhvillojë një takim në Dhomën e Situatave në Shtëpinë e Bardhë, ku do të diskutohet nëse marrëveshja do të marrë dritën jeshile apo do të refuzohet përfundimisht.
Sipas tij, disa pika të negociatave janë dakordësuar tashmë, ndërsa çështjet kryesore mbeten ende në shqyrtim. Trump theksoi gjithashtu se nuk do të ketë transferime fondesh deri në një njoftim tjetër zyrtar.
“Nuk do të shkëmbehen para, deri në njoftim të mëtejshëm… Është rënë dakord për çështje të tjera, me shumë më pak rëndësi. Do të takohem tani, në Dhomën e Situatave, për të marrë një vendim përfundimtar”, tha ai.m0/ Zoom.al