zoom

Bota

Trump kërcënon kompanitë e naftës: Po luani lojën e armikut!

Trump kërcënon kompanitë e naftës: Po luani lojën e armikut!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar me tone të ashpra kompanitë e naftës.

Ai i akuzon ato se po përpiqen të përfitojnë nga tensionet në Lindjen e Mesme, duke rritur çmimet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump kërkoi që çmimet të qëndrojnë të ulëta.

“Mbajini çmimet e naftës të ulëta. Po ju vëzhgoj! Po luani lojën e armikut. Mos e bëni!”, shkroi ai.

Kjo deklaratë vjen në një kohë të ndjeshme, pas sulmeve të SHBA ndaj tre objekteve bërthamore iraniane. Irani ka kërcënuar me hakmarrje, dhe rreziku për destabilizim në rajon është rritur.

Trump gjithashtu përmendi Departamentin Amerikan të Energjisë, duke kërkuar rritje të prodhimit të naftës për të ruajtur stabilitetin në treg.

Pas nisjes së konfliktit Iran-Izrael, tregjet u tronditën dhe çmimet e naftës u rritën papritur.

Çmimi i naftës Brent arriti në nivelin më të lartë prej pesë muajsh pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane, por më pas u ul me 0.9% në $76.31 për fuçi.

Ndërkohë, lajmet për një mundësi bllokimi të Gjirit Hormuz nga Irani fshehin rrezikun e rritjeje të mëtejshme të ndjeshme të çmimit të naftës./ Zoom.al

Postime të lidhura