zoom

Bota

Trump, bisedë telefonike me Zelenskyn dhe udhëheqësit evropianë përpara samitit me Putinin

Trump, bisedë telefonike me Zelenskyn dhe udhëheqësit evropianë përpara samitit me Putinin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të zhvillojë sot bisedime virtuale me udhëheqësit evropianë dhe homologun amerikan Donald Trump.

Biseda telefonike vjen përpara takimit të presidentit amerikan me atë rus Vladimir Putin në Alaska që do të mbahet të premten. Ndërkohë Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se do të ketë bisedime “kokë më kokë” mes dy udhëheqësve.

Zelensky shprehet se Ukraina do të refuzojë çdo propozim rus për të hequr dorë nga rajoni i Donbasit në këmbim të një armëpushimi, duke paralajmëruar se kjo mund të përdoret si trampolinë për sulme të ardhshme.

Trump ka thënë se çdo marrëveshje paqeje do të përfshijë “një shkëmbim territoresh” dhe besohet se një nga kërkesat e Putinit është që Kievi të dorëzojë pjesët e Donbasit që ende kontrollon./ZOOM.AL

Postime të lidhura