Aplikacion
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin reagoi pas deklaratës konfirmuese të Kremlinit se mes tij dhe presidentit Donald Trump mund të zhvillohet një takim.
Putin konfirmoi se ekziston interes i ndërsjellë për një takim të tillë, duke përmendur Emiratet e Bashkuara Arabe si një nga vendet e mundshme për mbajtjen e takimit.
Nga ana tjetër, në maj të këtij viti, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ofrua publikisht që të takohej me Putinin në Stamboll, për të diskutuar një zgjidhje të mundshme për përfundimin e luftës.
Në atë periudhë, Putin nuk pranoi, por sot u shpreh i hapur për gatim, duke krijuar kushtet e nevojshme.
“E kam thënë shumë herë se nuk kam asgjë kundër kësaj në përgjithësi. Është e mundur. Por për këtë duhet të krijohen disa kushte. Për fat të keq, ne jemi ende larg krijimit të kushteve të tilla”, tha Putin gjatë një konference për media./ Zoom.al
EMRI/ Kapet në Angli i dënuari me 24 vite burg për vrasje, pritet ekstradimi në Shqipëri