zoom

Bota

Takimi në Alaska me Putin, Trump paralajmëron: Ka mundësi që të dështojë

Takimi në Alaska me Putin, Trump paralajmëron: Ka mundësi që të dështojë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se po shqyrton të gjitha opsionet për takimin me homologun rus, Vladimir Putin.

Në një intervistë për Fox News Radio, ai tha se ekziston 25% mundësi që takimi të mos ketë sukses, duke theksuar se “gjithmonë ka një rrezik”.

Trump nënvizoi se takimi mund të shërbejë si bazë për një raund të dytë bisedimesh, ku mund të përfshihet edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Duke folur për territoret e Ukrainës dhe Rusisë, ai përmendi nevojën për një “kompromis” mes Kievit dhe Moskës, duke lënë të kuptohet mundësinë e ndryshimeve territoriale.

Sipas Trump, nëse takimi me Putinin rezulton i suksesshëm, ai do të kontaktojë Zelenskyn për të diskutuar një raund të dytë bisedimesh, i cili mund të zhvillohet në vende të ndryshme, përfshirë edhe Alaskën./ Zoom.al

Postime të lidhura