Aplikacion
Një shpërthim me bombë tronditi mbrëmjen e djeshme Athinën.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:32 pranë zyrave të kompanisë hekurudhore “Hellenic Train” në kryeqytet.

Një person i panjohur paralajmëroi mediat për pajisjen shpërthyese, duke lënë 35 minuta kohë për evakuim.
Pas thirrjes, policia bllokoi zonën dhe nisi kontrollin, ku u gjet një skuter pa targa dhe një çantë me eksploziv pranë një shtylle.

Pasi piroteknikët uk mundën të kryenin shpërthimin e kontrolluar, bomba shpërtheu në kohën e paralajmëruar.
Fatmirësisht nuk pati të lënduar, ndërsa autori mbetet ende i paidentifikuar./ Zoom.al
Trajneri i Tottenham: Lojtarët e pakënaqur duhet të largohen