Aplikacion
Ish-kryebashkiaku i Kamzës, sot deputet, Xhelal Mziu, ka reaguar sërish për tritolin që iu vu në shtëpi.
Mziu thot se nuk do të ndalet pavarësisht sulmit.
“Ky nuk është thjesht sulm ndaj meje, por një mesazh politik i errët, një akt frike e mafies së pushtetit ndaj fjalës së lirë. Ata mendojnë se me tritol do të na mbyllin gojën, por gabojnë rëndë!
Ne nuk trembemi, nuk tërhiqemi, përkundrazi – ky krim na forcon edhe më shumë në betejën për të vërtetën dhe drejtësinë. Opozita dhe Shqipëria nuk do të gjunjëzohet përballë krimit dhe korrupsionit!”- shkruan Mziu.
Fatmirësisht nga sulmi i mesnatës së kaluar nuk pati persona të lënduar vetëm dëme materiale. Zoom.al/