zoom

Aktualitet

Tritol në derën e një lokali në Vlorë

Tritol në derën e një lokali në Vlorë

Një sasi e vogël lënde plasëse është vendosur në orët e para të mëngjesit në derën e një lokali në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45, ndërsa lokali është në pronësi të shtetasit me iniciale G.P.

Pas shpërthimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet e para hetimore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve, si dhe për përcaktimin e motiveve të vendosjes së lëndës plasëse.