zoom

Aktualitet

Transportonte 1.6 ton fruta kontrabandë me makinë, arrestohet 48-vjeçari në Gjirokastër

Transportonte 1.6 ton fruta kontrabandë me makinë, arrestohet 48-vjeçari në Gjirokastër

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi akuzohet për “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, 48-vjeçari i identifikuar si A.G., banues në Delvinë u kap, teksa transportonte 1.6 ton fruta me mjetin e tij tip “Mercedes Benz”.

Nga kontrolli i forcave blu u verifikua që nuk kishte dokumentacionin përkatës apo deklaratë doganore.

Për këtë rast, do të nisë hetimi edhe për doganierin në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, i identifikuar si Th.K., 39 vjeç për veprën penale “Shpërdorim detyre” pasi nga verifikimet hetimore ka rezultuar se nuk ka ushtruar kontroll në këtë automjet.