Aplikacion
Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, është dërguar në klinikë për kontrolle mjekësore, pas shqetësimeve për gjendjen e tij shëndetësore.
Sarri, i rikthyer së fundmi në pankinë, mungoi në seancën stërvitore të paradites në bazën e përgatitjeve në Formello dhe u shoqërua në klinikën “Villa Mafalda” në Romë nga drejtori sportiv Angelo Fabiani.
Klubi i Lazios reagoi shpejt, duke sqaruar se trajneri iu nënshtrua një kontrolli të plotë, më të detajuar sesa testet rutinë, dhe se do të drejtojë stërvitjen e planifikuar në orën 18:00.
Sarri u largua nga klinika në orët e pasdites dhe vazhdoi normalisht punën me skuadrën, duke qetësuar tifozët./ Zoom.al
FOTO/ Dy të lënduar gjatë protestës, Policia përdor ujë me ngjyrë blu dhe gaz lotsjellës