zoom

Sport

Trajneri i BATE Borisov, Kirill Alshevsky: Shqiptarët janë agresiv, dua kualifikimin jo lojën

BATE Borisov kërkon të kthehet me fitore në Bjellorusia nga transferta shqiptare.

Trajneri i BATE, Kiryll Alshevsky u shpreh në konferencën e shtypit se ndërrimi i trajnerit në stolin e “demave të kuq” ia vështirëson punën, pasi nuk ka njohuri për ekipin e ri që po formon Zekic.

Atmosfera – “Jemi shumë të lumtur që ndodhemi tani në Shqipëri. Pamja nga jashtë e stadiumit ishte shumë e bukur, edhe vendi ishte mjaft i bukur. Shpresoj që edhe nesër të kemi këto ndjesi të mira pas lojës”.

Kundërshtari – “Të jem i sinqertë, nuk kemi shumë informacion për ekipin aktual të Partizanit, kemi nga sezoni që shkoi. Jemi në dijeni që ka ndryshuar trajnerin dhe kjo na krijon pak vështirësi, sepse mund të ndryshojnë taktikat. Duket që skuadra ka një formacion shumë të freskët, të mirë dhe cilësor dhe mendoj që nuk do të jetë aspak e lehtë”.

Objektivi – “Çdo rezultat që i jep skuadrës një avantazh për në fazën tjetër, për ne është një rezultat pozitiv. Nëse do të tregojmë futboll cilësor, do të donim të fitonim. Edhe nëse do të luajmë shumë keq e të fitojmë 2-0 do të jem shumë i lumtur”.

Futbolli shqiptar – “Gjithmonë kam pasur vëmendje për lojtarët shqiptarë, që kanë një veçori të tyre, siç është teknika, janë agresivë. Janë motorr me pak fjalë. Kam pasur disa lojtarë që i vëzhgoja. Bakaj ka luajtur me mua, por nuk dua të përmend dikë në veçanti”, tha Kirill Alshevsky. /zoom.al/