zoom

Aktualitet

Tragjike në Berat, 60-vjeçari i divorcuar pi fostoksinë dhe vdes në spital. Emri dhe detajet

Një ngjarje e rëndë tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Beratit.

Një 60-vjeçar ka vendosur t’i japë fund jetës, duke konsumuar 3 kokrra fostiksinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Çiflik, në Bashkinë Dimal.

Burime policore thanë se personi që tentoi flijimin në gjendje depresive është identifikuar si Irfan Çela. Ai është gjetur në gjendje të rënduar nga familjarët e tij, që e kanë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat. Pavarësisht ndërhyrjes së specializuar të shërbimeve mjekësore, 60-vjeçari nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Ai ka ndërruar jetë rreth orës 13:00, disa minuta pas mbërritjes në spital. Trupi i tij i pajetë është transportuar në morg, ku do kryhet ekspertiza mjeko-ligjore.

Burime policore bëjnë me dije se,  Irfan Çela jetonte i vetëm, pas ndarjes me bashkëshorten disa vite më parë. Të njëjtat burime konfirmojnë se Çela kishte shfaqur prej disa kohësh probleme psikologjike dhe mendohet pikërisht se i ka pirë helmin.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat po vijojnë tashmë hetimet për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e këtij rasti. /ZOOM.AL/