zoom

Aktualitet

Tragjedia e Durrësit, babai i 8 vjeçarit të plagosur shpërthen në lot: Kërkon shokët…

Tragjedia e Durrësit, babai i 8 vjeçarit të plagosur shpërthen në lot: Kërkon shokët…

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai i 8 vjeçarit të plagosur prej aksidentit të ndodhur në Durrës dy ditë më parë.

Me zërin që i dridhet dhe thellësisht i prekur, ai tregoi se djali i tij ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndau një detaj rrëqethës, që vogëlushi kërkon vazhdimisht shokët e tij, pa e ditur se ata kanë ndërruar jetë.

-Ju uroj shërim sa më të shpejtë të djalit dhe shpresoj që gjithçka të shkojë sa më mirë. Ngushëllime për rastin tjetër! Në çfarë gjendje është?

Meslani: Djali tani është jashtë rrezikut për jetën, jemi në mes të një ndërhyrjeje.

Meslani: Do bëhet këtu te Trauma.

-Çdo gjë është në rregull në spital, vëmendja, kujdesi?

Meslani: Vëmendja është në rregull, po unë kam edhe dy fëmijë të tjerë te shtëpia, kanë nevojë për psikolog.

-Nuk ju kanë çuar psikologë fare për të qetësuar familjen?

Meslani: Jo fare absolutisht!

-Si është gjendja në familje?

Meslani: Super e rënduar?

-A të tha djali në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja?

MeslaniVetëm dicka më ka thënë, kërkon shokët e vet dhe thotë erdhi makina me shpejtësi, na mori përpara!

-Ju nuk i keni thënë gjë?

MeslaniJo, jo! Edhe këtu kemi një psikologe private.

Për shoferin e dehur që përplasi fëmijët, Meslani tha se e njihte dhe se e ka denoncuar disa herë për shpejtësinë e tejkaluar.

“Të marrin telefonin ta shohin. Jo vetëm unë, por gjithë lagjia. Vinte një patrullë kalonte, e shihte të parkuar dhe ikte”, rrëfeu ai.

“Jemi shumë të tronditur”, përfundoi ai me lot në sy.

Ngjarja tronditëse ndodhi 48 orë më parë, ku shoferi në gjendje të dehur, përplasi për vdekje dy fëmijë dhe la të plagosur një tjetër. Një lajm i kobshëm dhe që ngjalli reagime të ashpra sa i takon sigurisë së të miturve në rrugë apo hapësira të tjera publike.

Edhe në Kuvend u fol lidhur me ngjarjen, ndërsa mazhoranca paralajmëroi ndryshime në Kodin Penal. Policisë së Shtetit iu bë apel për vigjilencë të shtuar dhe “që të fortët e lagjeve të bëhen shembull”.

Postime të lidhura