zoom

Aktualitet

Banorët e Spitallës në protestë pas tragjedisë, kërkojnë drejtësi për dy fëmijët

Banorët e Spitallës në protestë pas tragjedisë, kërkojnë drejtësi për dy fëmijët

Banorët e zonës së Spitallës kanë dalë në protestë pas aksidentit tragjik ku humbën jetën dy fëmijë të mitur, duke kërkuar drejtësi dhe më shumë siguri për komunitetin.

Të afërm të viktimave, bashkë me banorë dhe fëmijë të zonës, u mblodhën për të shprehur revoltën ndaj ngjarjes së rëndë. Dy të miturit u përplasën nga një automjet ndërsa po luanin në trotuar, ndërsa një fëmijë i tretë mbeti i plagosur rëndë.

Me pankarta në duar, protestuesit kërkuan reagim nga institucionet. Mesazhet e tyre ishin të drejtpërdrejta: kërkohet drejtësi për jetët e humbura dhe masa konkrete që tragjedi të tilla të mos përsëriten.

 “Kjo plagë nuk mbyllet pa drejtësi”; “Ne duam drejtësi për dy engjëjt”; “Dy engjëjt në qiell nuk ishin vetëm numra, ishin fëmijë”; “Duam park për fëmijët”, ishin mesazhet e tyre.

Përveç hetimit dhe ndëshkimit të përgjegjësve, banorët ngritën edhe një shqetësim tjetër të rëndësishëm: mungesën e hapësirave të sigurta për fëmijët. Ata kërkuan ndërtimin e një parku në zonë, që të vegjlit të kenë një vend të përshtatshëm për të luajtur, larg rrezikut të rrugës./ Zoom.al

Postime të lidhura