Aplikacion
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Pejës pasditen e sotme, pasi dy persona janë gjetur pa shenja jete në një vilë në rrugën e KFOR-it.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se njësitet policore dhe ekipi i emergjencës reaguan menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 15:10.
“Sot pasdite, policia u informua se dy persona ndodheshin pa shenja jete në një banesë private. Në vendngjarje u nisën menjëherë njësitet përkatëse, ku mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e dy individëve”, tha Gashi.
Viktimat janë një mashkull dhe një femër, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes, duke mos përjashtuar mundësinë e një vepre penale, aksidenti apo shkaqe natyrale./ Zoom.al
