Aplikacion
Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në periferi të qytetit Modena, duke lënë pas tre viktima dhe një të plagosur në gjendje të rëndë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:00, kur një kamion transporti qumështi është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar një përplasje të fortë dhe për pasojë, të dy mjetet dolën jashtë rruge.
Shërbimet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për nxjerrjen e personave të bllokuar në automjete.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, tre persona janë konstatuar pa shenja jete në vend, ndërsa një tjetër është transportuar me urgjencë në spital në gjendje kritike.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe dinamikën e plotë të ngjarjes./ Zoom.al
