Aplikacion
Një aksident i rëndë rrugor në Itali i ka marrë jetën një shtetaseje shqiptare. Viktima është identifikuar si Merita Qemali, 62 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në autostradën Autostrada A14, në zonën e tunelit Montedomini.
Qemali udhëtonte me një automjet tip “Ford” së bashku me partnerin e saj, djalin 10-vjeçar dhe motrën e saj. Ata ishin duke u kthyer nga pushimet e Pashkëve në Siçili dhe ndodheshin shumë pranë destinacionit të tyre, Chiaravalle.
Sipas të dhënave paraprake, makina e tyre u përplas me një kamion brenda tunelit. Dyshohet se kamioni, i drejtuar nga një shtetase rumune, po lëvizte me shpejtësi të reduktuar për shkak të një defekti në gomë. Goditja ka qenë tepër e fortë, duke shkaktuar dëmtime të rënda në pjesën e përparme të automjetit.
Si pasojë e përplasjes, disa nga pasagjerët mbetën të bllokuar dhe u nxorën me ndërhyrjen e zjarrfikësve. Partneri i viktimës është në gjendje kritike pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Torrette, ndërsa motra e saj ndodhet gjithashtu në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, fëmija 10-vjeçar ka shpëtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit