zoom

Bota

Tragjedi në Itali, dy viktima pas shpërthimit në një banesë të braktisur

Tragjedi në Itali, dy viktima pas shpërthimit në një banesë të braktisur

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Romë, ku një shpërthim i fuqishëm në një banesë ka shkaktuar vdekjen e dy personave dhe shembjen e një ndërtese të vjetër.

Sipas informacioneve paraprake, viktimat – një burrë dhe një grua, ndodheshin brenda godinës në momentin e shpërthimit. Dyshohet se ata po përgatisnin një mjet shpërthyes, i cili ka shpërthyer aksidentalisht, duke shkaktuar tragjedinë.

Ngjarja ndodhi pranë zonës së Parco degli Acquedotti, në një ndërtesë të braktisur të njohur si “Casale del Sellaretto”. Shpërthimi u raportua fillimisht nga një kalimtar që po vraponte në zonë, ndërsa banorët përreth kishin dëgjuar një zhurmë të fortë që një natë më parë.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet, ndërsa mbetet ende për t’u sqaruar nëse bëhet fjalë për një aksident apo një aktivitet të paligjshëm që ka dalë jashtë kontrollit./ Zoom.al

Postime të lidhura