Aplikacion
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Volos, ku një shpërthim i fuqishëm në një pallat banimi ka shkaktuar humbjen e jetës së dy personave.
Sipas raportimeve, shpërthimi ndodhi në zonën e Agia Paraskevi, pak para orës 15:00, duke tronditur të gjithë lagjen dhe duke krijuar panik te banorët përreth. Si pasojë e ngjarjes, dy gra, rreth moshës 80 dhe 60 vjeçe, humbën jetën.
Nga shpërthimi mbeti i plagosur edhe një person tjetër më i ri, i cili u transportua me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Të dhënat paraprake sugjerojnë se shkaku mund të ketë qenë shpërthimi i një bombole gazi, e lidhur me një pajisje gatimi, megjithatë autoritetet greke kanë nisur hetimet për të përcaktuar saktësisht rrethanat e incidentit./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari

