zoom

Aktualitet

Tragjedi në Greqi/ Tre shqiptarë humbin jetën në aksident

Tragjedi në Greqi/ Tre shqiptarë humbin jetën në aksident

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 13:00 të mesditës së sotme në autostradën Egnatia, në lindje të Greqisë, ku kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë.

Ngjarja ndodhi pak para stacionit të pagesës së taksave në Iasmo, ku dy makina me pasagjerë kishin ulur shpejtësinë për shkak të radhës së krijuar.

Një kamion, për arsye ende të paqarta, nuk arriti të frenojë dhe u përplas me makinat e ndaluara, duke shkaktuar viktima.

Shoferi i kamionit është dërguar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa në aksident u përfshi gjithashty një automjet tjetër me katër pasagjerë.

Nga përplasja shpërtheu edhe një zjarr i madh, i cili u përhap në zonat rurale përreth. Në vendngjarje ndërhynë 22 zjarrfikës me 9 mjete, që arritën të shuanin flakët dhe të nxirrnin viktimat e të plagosurit nga automjetet e djegura.

Për shkak të aksidentit, policia rrugore bllokoi për disa orë segmentin Iasmos – Ksanthi në të dyja drejtimet. Hetimet për shkaqet e ngjarjes vijojnë./ Zoom.al

Postime të lidhura