Aplikacion
Identifikohen tre shqiptarët që humbën jetën në aksidentin tragjik në Greqi.
Viktor Bushi, 59 vjeç, Klarenc Kacaj, 64 vjeç dhe Marianka Bushi Aliraj, 57 vjeçe u përplasën nga një kamion, teksa ndodheshin në makinë. Ata po prisnin në radhë në rrugë për të paguar taksën për kalimin në autostradë, kur shoferi i kamionit nuk frenoi dot dhe u përplas me ta.
Shqiptarët po ktheheshin nga një dasmë kur u aksidentuan.
Nga përplasja mbeti i plagosur rëndë edhe shoferi i kamionit dhe një pasagjere tjetër, Mardalena Kacaj. Ajo ndodhej në sediljen mbas drejtuesit të automjetit dhe u nxor nga kalimtaret qe iu erdhën në ndihmë.
Pas përplasjes, në vendngjarje shpërtheu zjarr i madh./ Zoom.al

