Aplikacion
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik në Greqi, ku humbën jetën tre shqiptarë.
Viktima mbetën dy burra dhe një grua, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur.
Sipas mediave greke, viktimat dhe të plagosurit kishin udhëtuar nga Epiri drejt Evrosit për të marrë pjesë në një dasmë, ndërsa aksidenti ndodhi gjatë kthimit të tyre.
Dëshmitarët okularë tregojnë se pas përplasjes, makinat u përfshinë menjëherë nga zjarri dhe pasagjerët e bllokuar bërtisnin “ndihmë”, por askush nuk arriti t’i shpëtonte.
Në vendngjarje mbërritën 22 zjarrfikës me 9 mjete, të cilët punuan për shuarjen e flakëve dhe nxjerrjen e trupave. Ndërkohë, shoferi i kamionit që u përplas me makinat u dërgua në spital me lëndime të rënda.

