Aplikacion
Pas afro 2 orësh, kreu i PSD, Tom Doshi doli nga ambientet e SPAK dhe dha një reagim të shkurtër për gazetarët, ku nuk munguan tonet ironike.
“Mos u shqetësoni, asgjë nuk ka lidhje me mua,” u shpreh Doshi, duke lënë të kuptohet se çështja për të cilën u pyet nuk kishte të bënte me të personalisht.
Ai shtoi me ironi: “Siç ka thënë edhe Erioni… kolegët ndonjëherë pyesin edhe për gjëra që s’kanë lidhje me ne”, duke iu referuar deklaratave të mëparshme të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, që i quante prokurorët e SPAK kolegë.
Burime thonë se Tom Doshi është thirrur për të dhënë sqarime në kuadër të një hetimi për komunikime të dyshuara mes tij dhe një kryebashkiaku gjatë periudhës zgjedhore.
Megjithatë, ai mohoi çdo përfshirje dhe theksoi se thirrja ishte thjesht një procedurë sqaruese./ Zoom.al

