Aplikacion
Kreu i Partisë Socialdemokrat, Tom Doshi, është paraqitur këtë të martë në ambientet e SPAK-ut.
Sipas burimeve, Doshi është thirrur për t’u pyetur nga prokurorët, por arsyet e marrjes në pyetje mbeten ende të paqarta.
Kjo është hera e dytë që Tom Doshi paraqitet në SPAK.
Më 24 shkurt, ai u mor në pyetje për rreth 90 minuta lidhur me hetimet për zgjedhjet lokale në Rrogozhinë në vitin 2023.
Pas daljes nga SPAK në atë kohë, Doshi deklaroi për mediat se ishte pyetur për një takim elektoral me një person që, sipas tij, ka qenë nën përgjim nga SPAK./ Zoom.al

