Aplikacion
62-vjeçari shqiptar, i cili qëlloi me sëpatë fqinjin e tij grek ka dy javë kohë për të kërkuar falje. Sipas mediave greke, shqiptari ka dalë para gjykatës për t’i njohur me masën e sigurisë, ndaj dhe i është dhënë më shumë kohë për të kërkuar falje.
Shqiptari, që akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, u shpreh para togave të zeza se greku e kishte grabitur 2 herë, ndaj dhe e kishte qëlluar. Si pasojë e sulmit me sëpatë nga shqiptari, i riu grek pësoi dëme të rënda në kokë dhe në vesh.
Ndërkohë që mediat greke nuk kanë zbuluar asnjë detaj tjetër lidhur me shqiptarin, i cili tashmë ndodhet pas hekurave të burgut.
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës
