Aplikacion
Një tjetër ngjarje e rëndë u raportua pasditen e kësaj të hëne.
Pas Elbasanit, policia raportoi se një trup i pajetë është gjetur edhe në Shkodër.
Sipas të dhënave paraprapke, bëhet fjalë për një burrë rreth 70 vjeç, me inicialet S. Gj., banues në Tiranë, i cili u gjet i mbytur në lumin Buna.
Policia thotë se nga kontrolli i parë nuk janë gjetur shenja dhune në trup.
Grupi hetimor po punon për të zbuluar shkakun e vdekjes dhe për të kuptuar si ka ndodhur ngjarja.
Më herët, një peshkatar i zonës së ish-Metalurgjikut në Elbasan gjeti një trup të pajetë në lumin Shkumbin. Sipas policisë, bëhet fjalë për një të moshuar, por ai ende nuk është identifikuar./ Zoom.ak

