Aplikacion
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Mamurras, ku një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga punonjës të një depoje.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje.
Trupi i pajetë është nxjerrë dhe është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.
Sipas të dhënave paraprake nga hetimet, dyshohet se 60-vjeçari ka rënë aksidentalisht mbi sipërfaqen e depos, por hetimet për të zbardhur më shumë detaje po vazhdojnë./ Zoom.al



