zoom

Lajme

Tirana-Partizani/ Zharmuni bën heroin dhe shënon dopietë për Bardheblutë

Tirana-Partizani/ Zharmuni bën heroin dhe shënon dopietë për Bardheblutë

Në “Arenën Kombëtare” po luhet derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani.

Pjesa e parë e lojës u mbyll në avantazh nga Bardheblutë, të cilët arritën të zhbllokojnë ndeshjen fillimisht në minutën e 19 me Zharmunin.

Dopieta për Zharmunin erdhi në minutën e 41.

Pasi u fut bukur në zonë, pasimi i tij u ndal me dorë në zonë dhe Xhaja akordoi penallti. Nga 11 metra francezi u tregua i saktë, duke e çuar kështu ekipin në pushimin e pjesës së parë me dy gola të siguruar.

Dueli Tirana-Partizani vlen për raundin e 33-të në Superligë dhe objektivat e skuadrave janë të ndryshme./ Zoom.al

Postime të lidhura