zoom

Aktualitet

Derbi Tirana-Partizani/ Policia plan masash, rrugët që do të bllokohen 

Derbi Tirana-Partizani/ Policia plan masash, rrugët që do të bllokohen 

Në prag të ndeshjes mes KF Tirana dhe FK Partizani, e cila do të zhvillohet sot në orën 20:00 në stadiumin “Arena Kombëtare”, Policia e Tiranës ka shpallur një plan të detajuar masash për të garantuar rendin dhe sigurinë publike para, gjatë dhe pas ndeshjes. 

Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 14:00 e ditës së sotme, të gjitha automjetet e parkuara përreth stadiumit do të spostohen. Bllokimi i disa segmenteve rrugore do të fillojë nga ora 17:00 dhe do të zgjasë deri në përfundim të aktivitetit sportiv. Segmentet që do të jenë të bllokuara për qarkullimin e automjeteve janë: 

Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit 

• Rruga “Dervish Hima” 

• Rruga “Gjergj Filipi” 

• Rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri te stadiumi “Air Albania” 

• Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza” 

Policia do të ushtrojë kontrolle të rrepta ndaj tifozëve para hyrjes në stadium, për të identifikuar dhe konfiskuar sende të ndaluara si sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike. Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me një dokument identifikimi të vlefshëm.

Për të menaxhuar fluksin e tifozëve dhe për të shmangur përplasjet mes tyre, janë përcaktuar rrugëkalime të veçanta:

Tifozët e KF Tirana: Do të lëvizin nga Teatri i Kukullave përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Bajram Curri”, ETC, rruga “Papa Gjon Pali II”, qendra “COIN” deri te stadiumi. 

Tifozët e FK Partizani: Do të lëvizin nga sheshi “Skënderbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Dervish Hima” deri te stadiumi.

Postime të lidhura