zoom

Lajme

Festë bardheblu në stadium/ Tirana triumfon 3-0 përballë Partizanit

Festë bardheblu në stadium/ Tirana triumfon 3-0 përballë Partizanit

Tirana fitoi me rezultatin e pastër 3-0 sot përballë Partizanit, duke fituar derbin e kryeqytetit.

Në “Arenën Kombëtare”, bardheblutë dominuan ndeshjen dhe vulosën fitoren me rikthimin në fushë në pjesën e dytë.

Pas dopietës së shënuar nga Zharmuni në 45 minutat e para të lojës, Ernest nuk gaboi nga penalltia dhe e dërgon rezultatin në 3-0, në minutën e 68.

Kjo fitore për Partizanin vjen pas dy vitesh e gjysmë, duke siguruar 3 pikë të arta në Superligë dhe duke shpërthyer në festë tifozët bardheblu, që ishin në stadium./ Zoom.al

Ernest përfiton dhe driblon Alban Hoxhën, me portierin që e ndal me faull në zonë.

Postime të lidhura