Aplikacion
Drejtuesit e Tiranës i japin prioritet talenteve të rinj dhe sot kanë njoftuan marrëveshjen me 17-vjeçarin Jordi Jaku. Mesfushori është pjesë e Shqipërisë U19 teksa me kryeqytetasit firmosi një kontratë trevjeçare.
Jaku ishte pjesë e Dinamos ndërsa është rritur në grupmoshat e Shënkollit. Tashmë, mesfushori do të provojë veten te Tirana për t’ia dalë dhe për t’u promovuar në skenën e madhe të futbollit shqiptar.
“Jordi Jaku është bardheblu! Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e mesfushorit 17-vjecar Jordi Jaku.
Talenti i Kombëtares U-19, ka firmosur me klubin tonë një kontratë për tre sezonet e ardhshme duke bindur kështu stafin se me talentin e tij është i gatshëm për t’i shërbyer ekipit. KF Tirana vazhdon me projektin për të promovuar sa më shumë talentet e së ardhmes! Klubi i uron mirëseardhjen Jordi Jakut dhe suksese me fanellën tonë”, thuhet në njoftimin e Tiranës. /zoom.al/
Maldini jep dorëheqjen si shef teknik i Italisë, Mancini favorit për rolin e trajnerit kryesor