zoom

Slider

Tirana censuron tifozët! Shpërthen tifogrupi “Tirona Fanatics”: Lufta me klubin ka nisur…

Egnatia mundi Tiranën me përmbysje 3-2 në “Selman Stërmasi” duke i dhënë një goditje të fortë pas derbit.

Pas disfatës, Ultrasit e Tiranës kanë kritikuar klubin e tyre të zemrës përmes një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në “Facebook”.

“Tirona Fanatics” ka shkruar se klubi i ka censuruar edhe komentet kritikuese në rrjetet sociale, çka i shtyn ata të dalin kundër familjes Halili.

“Ndërkohë që klubi zhytet sërish në një paaftësi për tu pasur zili dhe nga klubet e kategorisë së 3-të, gjen kohën të censurojë dhe të bllokojë komentet në faqet e tij në rrjetet sociale! Ju ftojmë të gjithëve të bëni këtu komentet tuaja që u censuruan te faqja e KF Tirana dhe TF do të përkujdeset nesër që të giitha të arrijnë në kutinë postare të KF Tirana! Ky nuk është hapi i parë i luftës sonë të re! Për hapat që do të ndjekim do të ju njoftojmë në vijim! Askush nuk luan dot me TIRONËN”, ka shkruar grupimi “Tirona Fanatics”. /zoom.al/