zoom

Lajme

Tifozët i dolën kundër, Vinicius “zhduk” Realin nga rrjetet sociale

Tifozët i dolën kundër, Vinicius “zhduk” Realin nga rrjetet sociale

Ndeshja ndaj Sevillas në “Santiago Bernabeu” shënoi një moment delikat në marrëdhënien mes Vinicius Jr. dhe Real Madridit.

Sulmuesi brazilian u prit me fishkëllima nga tifozët në momentin e zëvendësimit në minutën e 83-të. Reagimi i publikut erdhi në një periudhë të vështirë për lojtarin, i cili nuk ka shënuar prej 17 ndeshjesh radhazi.

Vinicius mbante shiritin e kapitenit dhe u largua nga fusha, pas një tjetër ndeshjeje zhgënjyese. Pas takimit, ai ndryshoi foton e profilit në rrjetet sociale, duke hequr fanellën e Real Madridit.

Ky veprim nxiti spekulime mbi të ardhmen e tij. Ky episod hap diskutime, pasi më herët është përfolur për një largim të mundshëm të brazilianit.

Zoom.al/