zoom

Slider

Thiago Motta shkarkohet, Tudor është trajneri i ri i Juves

Thiago Motta shkarkohet, Tudor është trajneri i ri i Juves

Juventusi ka vendosur të mos presë ndeshjen ndaj Genoas dhe i ka dhënë këpucën Thiago Motta-s me një deklaratë zyrtare.

Në vend të tij është Igor Tudor, trajneri kroat i cili mbërriti në Torino mbrëmjen e së dielës.

Ai shkoi në qendrën sportive Continassa për një takim me drejtuesit e Juventusit, ndërsa seanca e parë stërvitore e tij zhvillohet të hënën.

“Juventus FC njofton se ka liruar Thiago Motta-n nga detyrat e tij si trajner i ekipit të parë të meshkujve. Klubi falënderon Thiago Motta-n dhe të gjithë stafin e tij për profesionalizmin e treguar dhe për punën e kryer në muajt e fundit me pasion dhe përkushtim, duke i uruar atyre të gjithë të mirat”, shkroi Klubi.

Tudor është ulur në stolin e Juventusit në sezonin 2020-2021 si asistent i Pirlos dhe si lojtar ka veshur fanellën bardhezi nga viti 1998 deri në 2005, si edhe gjatë sezonit 2006-07.

Thiago Motta largohet nga Juve me këto shifra: 29 ndeshje në ligë nga të cilat 13 fitore, 13 barazime dhe 3 humbje. Duke marrë parasysh kupat, numri i përgjithshëm i ndeshjeve shkon në 42, me 18 fitore (43%), 16 barazime dhe 8 humbje.