zoom

Politikë

Thellohet skandali me listat pagave, të dhënat për 637.138 të punësuar në shtet dhe privat

Pas skandalit me “patronazhistët”, mediat sot kanë publikuar një tjetër skandal që ka të bëj sërish me të dhënat personale. Bëhet fjalë për një databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, pozicionin e tyre të punës, numri i ID-së, i NIPT-it dhe paga bruto e deklaruar. Në total mësohet se në listë janë emrat e 637.138 tatim-paguesve.

Duke marrë shkas nga ky skandal, prokuroria njoftoi sot se po verifikon burimin e listës.

Redaksia e zoom.al për momentin nuk mund të konfirmojë nëse kjo data-bazë është e vërtetë apo jo pasi të gjitha institucionet përkatëse të cilat kemi kontaktuar nuk kanë marrë përsipër që të përgjigjen.